Vr*sja te "Fan Noli", gjithçka ndodhi brenda 90 sekondave, si agravoi situata
Detaje të reja kanë dalë nga konflikti midis nxënësve të shkollës Fan Noli. Dy 14 vjeçarët janë sulmuar nga 3 nxënës të tjerë.
Autorët, të cilët ende janë në kërkim nga Policia, dyshohet të jenë larguar drejt pazarit të ri. Ndërkohe dy 14 vjeçarët janë marrë fillimisht nga qytetarët dhe janë dërguar në ambulancën që është afër shkollës.
E gjithë ngjarja dhe konflikti mes autorëve të dyshuar, gjithashtu nxënës shkolle dhe dy adoleshentëve ka ndodhur brenda 90 sekondave.
Ka dyshime se 3 nxënësit që i kanë sulmuar dy 14 vjeçarët nuk janë nga shkolla Fan Noli. Dyshimet janë se konflikti ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.
Burime për Syri bëjnë me dije, se një nga djemte që ka sulmuar dy adoleshentët e tjerë ndodhet në një spital privat.
Nga konflikti, njëri prej adoleshentëve ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë, pasi është goditur në zemër.

