Vra*ja e 14-vjeçarit para shkollës, Andoni: T'i japim më shumë vëmendje jetës sociale, jo politikës

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se duhet t’i japim më shumë vëmendje jetës sociale dhe jo politikës, duke iu referuar ngjarjes së rëndë në Tiranë ku një 14 vjeçar u qëllua me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij para shkollës.

Andoni: Personalisht e mendoj të paimagjinueshme që të ndodhin gjëra të tilla në shkollat tona.

Shikoj që çalon realisht një lloj sensi edukimi për këtë brez dhe mbi të gjitha ajo që më shqetëson më shumë është mënyra se si ky brez ose kjo fashë moshore e shikon jetën.

Është jashtëzakonsisht shqetësuese dhe unë mendoj që nuk është vetëm problem i tyre por është problem shumë i madh i familjeve ku jetojnë.

Nëse minutazhet më të mëdha sot kalojnë për politikën por mendoj se pjesa sociale tek ne ka nevojë për minutazhe shumë më të mëdha.