PAMJE TË RËNDA/ Identifikohet autori i vrasjes se 14-vjeçarit/ Ora News siguron foton pak pas sulmit me thikë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 21:51
Identifikohet personi që ka qëlluar mbi 14-vjeçarin Martin Cani jashtë ambienteve të shkollës "Fan Noli".
Burime për gazetarin "Ora News", Edison Vatnikaj bëjnë më dije se ai quhet Marin P., e ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ne pjesën e dorës së majtë.
Sipas burimeve i mituri Marin pasi ka kryer sulmin me thikë ka shkuar pranë një parku në afërsi të pazarit të ri e ndërsa më pas drejt spitalit privat.
Gazetari Ora News Edison Vatnikaj ka siguruar një foto që është shkrepur nga telefoni i autorit ku ja ka dërguar disa shokëve të tij.
Sipas fotos ekskluzive dora shikohet e gjakosur e ndërsa dallohet edhe e prera me thikë. Sapo të stabilizohej gjendja e autorit policia në ndihmë edhe të psikologut do ta marr në pyetje.

