EMRAT+VIDEO/ Policë trafikantë- Nga Shefi i Krimeve te dogianieri i Kakavijës dhe falsifikatorët, AMP raprezalje në Drejtorinë e Gjirokastrës. 5 të arrestuar, 1 në kërkim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zbatuar vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës për të kryer ndalimin e dy efektivë të Policisë, një doganieri dhe dy shtetasve të tjerë, teksa është shpallur në kërkim një efektiv tjetër policie.

Ata dyshohet se ishin përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikut të emigrantëve, si dhe favorizonin kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit.

Më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit:

EMRAT+VIDEO/ Policë trafikantë- Nga Shefi i Krimeve te dogianieri i

- Kryekomisari Alfred Kondi, me detyrë Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Policinë e Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.

- Nënkomisari Xhevit Dine, me detyrë Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim.

- Bledar Mustafaraj, me detyrë doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë, i dyshuar për veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

- Ili Muho, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

- Kleodor Kazo, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu në kërkim është shpallur inspektori Feim Onjea, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet pas dyshimeve dhe pas përgjimeve është arritur të zbardhet skena kriminale.

“Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.” – thuhet në njoftimin e AMP-së

Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip ML dhe katër aparate celular.