"TRONDITET" DURRËSI/ Vogëlushi 10-vjeçar bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 10:36
Një tjetër ngjarje tragjike është shënuar këtë të hënë në Durrës, ku pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një 20 vjeçar, një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën tek Shkëmbi i Kavajës.
Policia e Durrësi në informacionin paraprak të saj raporton se: Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

