PAMJET/ Taksia ndan në dysh shtyllën, mbetet pa drita zona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 08:53
Një mjet tip taksi ka dalë nga rruga pasditen e djeshme në zonën e rruga “Pashko Hysa” në afërsi të “Qytet Studentit” në Tiranë.
Mjeti është paplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e goditjes është thyer në mes shtylla. Rrjedhimisht e gjithë zona ka ngelur pa energji elektrike. Për fat të mirë, si pasojë e goditjes nuk ka pasur të lënduar.
