Foto/ Makina këput në dysh shtyllën, pa drita zona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 21:46
Një mjet tip taksi ka dalë nga rruga pasditen e sotme në zonën e rruga “Pashko Hysa” në afërsi të “Qytet Studentit” në Tiranë dhe është paplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e goditjes është thyer në mes shtylla, duke lënë të gjithë zonën pa energji elektrike. Për fat të mirë, si pasojë e goditjes nuk ka pasur të lënduar.