Kukësi, Hasi dhe Dibra me të varfërit/ Marrin ndihmë ekonomike në 60% të familjeve
Kukësi, Dibra dhe Hasi janë bashkitë me të varfëra ne vend. Faktet janë te paraqitura ne raportin e performancës se bashkive te hartuara nga ministri shtetit për qeverisjen vendor.
Familjet ne këto bashki kane % me te larta te familjeve qe marrin ndihme ekonomike mbi 60% çka tregon një nivel varfërie, por edhe varësinë qe kane banorët e këtyre zonave ndaj skemave sociale.
Ndërkohe për bashkitë si Tirana, Durrësi dhe Vlore duket se familjet ne këto bashki kane % me te ulet te përfitimit te ndihmës ekonomike.
Ndërkohe mesatarja e përgjithshme e familjeve qe kane burime te pamjaftueshme për te plotësuar kushtet baze te jetesës është ne nivelin e 31.8%, ose thënë ndryshe 1 ne 3 familje janë te rrezikuara nga varfëria.
Mesatarja e familjeve qe aktualisht marrin ndihme ekonomike nga shteti po ashtu rezulton ne masën e 8%. Ne zonat rurale si Has, Dibër, dhe Kukës, numri i përfituesve është shume e larte se mesatarja prej 8%.
Ndërkohe për familjet ne Tirane, Durrës dhe Vlore, ndonëse kemi një numër përfituesish te ndihmës ekonomike me te ulet se mesatarja, këto bashki mund te kenë një numër te madh familjeve qe janë nen kufirin e varferise por nuk përfitojnë nga skema për shkak te kritereve
Ajo çka vihet se është se zonat me popullsi te vogël deri ne 10, 000 banore e kane me te nevojshme përfitimin e ndihmës ekonomike, ndërsa bashkitë me gati 50 mije deri ne 150 mije banore janë me pranë mesatares ose poshtë saj.
