Aksident me vdekje në rrugën Butrint-Xarrë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën 33-vjeçari, baba i një fëmije
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën Butrint-Xarrë.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se ditën e djeshme në këtë aks rrugor në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në një kanal, ku si pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se viktima është Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli.
Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.
Viktima është gjetur nga një bari i zonës. 33-vjeçari ishte prind i një fëmije.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori për dy ngjarje aksidentale:
Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.
