Aksident tragjik në Tiranë – Durrës/ Humbet kontrollin e mjetit, ndërron jetë 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi Sabri Kreka, 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.