Ndarja nga jeta parakohe e gjyqtarit Darjel Sina, nesër homazhe në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 19:08
Gjyqtari Darjel Sina do të përcillet ditën e nesërme drejt banesës së fundit, ndërsa homazhet do të mbahen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e Hënë nga ora 09.00 – 12.00.
Më pas do të përcillet trupi për në varrezat e Sharrës. Sina humbi jetën ditën e sotme në moshën 45-vjeçare, ndërsa vuante nga një sëmundje e rëndë.