"E palejueshme që Sylvinho thotë s'kisha mesfushorë", Kushta: Pjesa e parë statistika skandaloze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 22:11
Në “Ora Sport”, ish-futbollisti i Kombëtares tonë, Sokol Kushta tha se është i zhgënjyer, sepse trajneri bën gabimet e njëjta me skuadrën tonë.
Kushta: Ajo festa simbolike më kënaqi, sepse një pjesë e brezave kanë ikur në heshtje. Është gjë e bukur e federatës sepse ata janë djem që kanë derdhur gjak për atë Kombëtare. Përshtypje më bën tifozët. Më bëri përshtypje edhe një moment për gol i Laçit.
Isha i sigurt që pjesën e dytë do të ndryshonte sepse nuk mund të ketë një ekip që mban 60 minuta presion. Jam i zhgënjyer, sepse trajneri bën gabimet e njëjta. Ndeshja nuk fillon kur i bihet bilbilet, por javë para. Cekët dihet se janë të fortë dhe të lartë. Prandaj duhet të merren masa.