Barazimi me Çekinë, Tafaj: Çekët qarkulluan topin më mirë, Tuci nuk arriti dot të nxirrte ekipin lart

Në “Ora Sport” gazetari Alban Tafaj tha se skuadra cekë e dominoi lojën me Shqipërinë në raport me posedimin e topit gjatë ndeshjes.

Tafaj: Është një skuadër shtatlartë në krahasim me skuadrën tonë çka e vuri në vështirësi skuadrën tonë. Ishin të vendosu mjaft mirë dhe nga ana jonë nuk është se dominuan gjithë lojën, por në mbajtjen e topit dominuan.

Me mungesat që patëm nuk është se do të ndihej tek lojtarët, edhe pse kishim mungesa të rëndësishme, ndërsa sulmi mbeti një ishull më vete. Tuci nuk arrite të bëhej pjesë e skuadrës.