Beckham si James Bond

Një nga futbollistët më të famshëm në botë, David Beckham, është burri ideal për të luajtur rolin e James Bond, sipas bashkëshortes së tij, Vicktoria . Ish këngëtarja e grupit "Spice Girls" ka thënë se ish ylli i United, Real, Milan dhe PSG është zëvendësuesi ideal i aktorit Daniel Craig, nëse ky i fundit vendos të lë rolin e agjentit sekret.Gjatë një interviste me çiftin e famshëm britanik, David, 38 vjeç, ka thënë se nuk ka të njëjtin mendim me gruan e tij sa i përket aftësive të tij si aktor."Kam disa shokë që janë aktor, Tom Cruise është një shok shumë i mirë i joni. Por nuk kam në plan që të bëhem një aktor. Nuk jam i sigurt nëse jam i mirë në këtë pjesë", ka shtuar ai.Sidoqoftë, gruaja e tij nuk u pajtua me të, duke thënë: "Mendoj se ti do të ishe i mirë në aktrim"."Mendoj se je shumë i mirë. Mendoj se ti duhet të jesh James Bond! Ai do të ishte një James Bond shumë i mirë!"