Kim Kardashian i thotë jo ëmbëlsirave
Pas lindjes së vajzës së saj, Kim Kardashian ka vendosur të nisë betejën për të humbur në peshë.
Bukurosha e cilia mori shumë kile gjatë shtatëzanisë së saj mezi po pret që të kthehet në palestër dhe të rifitojë format e saj.
Gjithashtu Kardashian po kujdeset shumë edhe për ushqimin e saj, duke eleminuar ëmbëlsirat. Madje ajo u ka thënë të gjithëve që të mos i sjellin ëmbëlsira sepse nuk do të donte që të tentohej.
Mendohet se Kim dhe vajza e saj, Kaidence Donda West do të qëndrojnë në spital, derisa bebja, e lindur 5 javë më herët se parashikimi, të fitojë peshën e duhur.
Ndërsa mami Kim dhe bebja po pushojnë, babi Kanye West duket se i është përveshur punës dhe për pak kohë ka shkruar katër këngë, ndoshta i frymëzuar nga ndryshimi në jetën e tij.