Spears mposht ankthin me joga

Britney Spears thotë se seancat e rregullta të jogës i ndihmojnë asaj të përballet me ankthin dhe stresin.Krijuesja e hitit "Toxic" ka adoptuar një regjim të ri të stërvitjeve për të arritur formën para performancave të saj në Las Vegas, dhe ajo ka zbuluar se orët e joga janë shumë terapeutike."Më pëlqen joga ime! Po bëj shumë joga për momentin. Është si largim nga ankthi dhe gjithçka tjetër", ka thënë këngëtarja në një intervistë radiofonike.Por Spears thotë se jo gjithmonë ka qenë e lidhur me këtë rutinë stërvitore. "Herën e parë që bëra joga nuk më ka pëlqyer aspak. Mendoj se çelësi është të gjeni një mësues të mirë, dikë me të cilin disi lidhesh dhe nëse e gjen këtë, atëherë ajo nuk duket e mërzishme", ka shtuar ajo.