Detaje për vdekjen e Marilyn Monroe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2013, 14:18
Vajza e një prej detektivëve privatë më të famshëm të SHBA-së, Fred Otash Colleen, ka botuar disa nga dokumentet e babait të saj të ndjerë.Në një prej tyre, detektivi thekson se me kërkesën e njërit prej klientëve të tij, ka instaluar një paisje përgjimi në shtëpinë e Marilyn Monroes.Sipas fjalëve të Fred Otash Collen, ditën e vdekjes së aktores më 5 Gusht të vitit 1963, në shtëpinë e saj ndodheshin vëllezërit Robert dhe John F. Kennedy. Këtë ditë midis Monroe dhe Keneddy pati një grindje të rëndë, gjatë të cilës Robert mbyti me jastëk yllin e kinemasë.Kjo nuk është prova e parë e cila dëshmon mbi përfshirjen e vëllezërve në vdekjen e seks-simbolit botëror.