Të gjitha në një video muzikore

Duket se ajo e ka vendosur që nuk do të jetë pjesë e skenës sw muzikës vetëm me vokalin e saj, sepse ka kuptuar se performancat perverse sjellin jo pak përfitime, ndaj edhe në videon e re, këngëtarja Miley Cyrus ka vendosur të shfaqet pikërisht në këtë formë, por të re për të.Në videon "We cant't Stop”, ka perversitet, lojë seksi dhe lesbizëm të shpërfaqur pa doreza, provokim dhe gjithëçka tjetër.Mjafton ti hedhësh një sy këtyre pamjeve për të kuptuar që ajo vërtet e ka të vështirë të ndalet sepse skena të tilla nuk janë të zakonta as në videot e performancat e këngëtarëve që identifikohen me skandalin.Kënga shënoi lançimin këtë javë,dhe është padyshim një ndër videot  më të nxehta të realizuara së fundmi nga këngët dhe e bën një muzikante të bëj bumin e saj.Miley e ka menduar mirë përpara këtë ide pasi duket se kjo do të jetë një nga videot më të klikuara në internet dhe ka propabiltetin më të madh të jetë hiti i verës 2013 dhe Miley do të jetë në majat e klasifikimeve muzikore.