Një yll në "Walk of Fame"

Aktorja dhe këngëtarja, Jennifer Lopez është nderuar me yll në bulevardin e njohur të Hollywoodit, "Walk of Fame".Lopez, 43 vjeçe, filloi të qajë kur dëgjoi fjalimet e bashkëpunëtorëve të saj, si aktorja Janes Fonda dhe këngëtari i njohur Pitbull.Nëna e dy fëmijëve, e cila ishte e shoqëruar në këtë ceremoni nga dy fëmijët Max, Emme dhe i dashuri i saj Casper Smart, foli para qindra fansave të mbledhur për të shijuar këtë moment."Një yll në bulevardin e Hollywoodit, thashë se nuk do të qaj por nuk po mund të përshkruaj këtë situatë. Ndjehem disi si joreale", ka thënë ajo."Unë jam një vajzë me fat. Ëndrra ime ishte që gjithmonë të jem e suksesshme në atë që e bëj", ka shtuar ajo.Kolegia e saj, Fonda, shtoi: "I jam mirënjohëse për shoqërinë dhe bujarinë e madhe të saj".