Momenti më i bukur në karrierë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2013, 13:20
Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jetën e saj.
Këngëtarja ishte në front të bendit legjendar në Chicago, gjatë muajit të kaluar për të performuar këngën "As Tears Go By", dhe përveç interpretimit ajo vallëzoi me Mick Jagger.
"Mick dhe unë e bëmë vallëzimin në prapaskenë kur ishim në përgatitje dhe vërtet jemi kënaqur. Kështu vendosëm që t'ia shtojmë vallëzimin kësaj performance. Unë vërtet kam dashur ta bëj atë, dhe ne e bëmë. Ishte momenti më i mirë në jetën time", ka thënë Swift.