Kanye-Kim pagëzojnë vajzën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2013, 13:37
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë zgjedhur një emër shumë të çuditshëm për vajzën e tyre: North (Veri), që duke u bashkuar me mbiemrin West (Perëndim) përkthehet Veri-Perëndim.
Lajmi është bërë i ditur nga 'UsWeekly' dhe një burim është shprehur se fëmija i tyre do të thërritet Nori.Ndërsa burime për 'TMZ' konfirmuan se është firmosur certifikata e lindjes në spital me këtë emër të çuditshëm, edhe pse shumë fansa të Kim Kardashian nuk duan ta pranojnë këtë emër.
Mendohet se zgjedhja ka qenë e reperit Kanye West.