"Ora News" siguron VIDEON e pamjeve të vilës që përdorej edhe si laborator i kokainës te "Kodra e Diellit"

Mbrëmjen e së premtes me urdhër të SPAK-ut po zhvillohet një operacion i madh anti-drogë në Tiranë dhe zona të tjera.

"Ora News" ka arritur të sigurojë pamjet e vilës te "Kodra e Diellit", në Tiranë, ku u zbulua një laborator kokaine.

Nën drejtimin e Njësisë Posaçme Antikorrupsion në kryeqytet u zhvillua një aksion i gjerë antidroge, brenda dhe në periferi të kryeqytetit. Më herët u zbulua një laborator kokaine në fshatin Qerekë.

Më poshtë pamjet e vilës të kokainës

Kontrollet vijojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, kryesisht në disa banesa, ndërsa ka pasur edhe disa të arrestuar.

Policia ndërmori operacion fshatin Qerekë të Fushë Krujës, te Kodra e Diellit 2 në Tiranë dhe në disa vila në bregdet.

Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Është gjetur sasi kokaine te banesa ne Qerekë dhe përzierës.

"Ora News" siguron VIDEON e pamjeve të vilës që

Operacionalja e Policisë së Shtetit ka kryer kontrolle në zonë me 5 automjete, me qëllim arrestimin e disa personave të cilët lidhen me eksponentë të krimit dhe dyshohet se shpërndajnë kokainë.

Forcat e “Operacionales” të drejtuara nga SPAK knë kryer kontrolle edhe me qen antidrogë në këtë zonë, ndërsa operacioni paralelisht vijon edhe në disa qytete të tjera.

VIDEO - Momenti kur Policia shkon drejt fshatit Qerekë në Nikël 

Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.  Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligj-zbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.

Mësohet se po ekzekutohen disa urdhër arreste të lëshuara me vendim të GJKKO. Ende nuk ka informacion zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit lidhur me operacionin, por burimet thonë se disa persona janë vendosur në pranga si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës.