VIDEO/ Operacioni te "Kodra e Diellit 2", bashkëpunim me autoritetet e huaja, ndalohen disa persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 20:39
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin antidrogë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Mësohet se disa persona janë ndaluar nga policia.
Gjithashtu dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale.
Po ashtu në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare.
Siç raportohet “shënjestra” është një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainë, ndërsa po ashtu dyshime ka edhe për një laborator kokaine në zonë.

