VIDEO/ U zbulua laborator droge, momenti kur Policia shkon drejt fshatit Qerekë në Nikël

Këto janë momentet kur Policia e Shtetit mësyn drejt fshatit Qerekë, në Njësinë Nikël të Fushë-Krujës.

Më herët uniformat blu e kishin nisur operacionin e drejtuar nga SPAK dhe autoritetet spanjolle në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

Por më tej grupi i dytë është drejtuar drejt bazës së dyshuar në zonën e Niklës.

Me sirena dhe forca të shtuara, efektivët e Policisë dhe Operacionales po zhvillojnë kontrolle, sekuestrime dhe arrestime.

Informacionet janë të rezervuara, edhe për shkak të sekretit hetimor dhe aksionit në proces dhe sipër.