PAMJE nga aksidenti i rëndë në Bulqizë/ 60-vjeçari përplaset për vdekje, autori largohet

Një 60-vjeçar u gjet iu pajetë pasditen e kësaj të premteje në rrugën e Arbrit.

Viktima Fehmi Leka u konstatua në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjoricës nga shoferë të rastit.

Nga kqyrja paraprake ai dyshohet se është goditur nga një makinë, e cila më pas është larguar menëjehrë nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.