Vendoset Kulla e Inglizit, Bilali: Monumentit i është kthyer vlera që i takon

Në Shkodër Kulla e Inglizit është kthyer në funksion të plotë duke i vendosur edhe sahatin.

Ekspertët shprehen se me këtë veprim monumentit i jepet vlera që i takon.

Bashkia Shkoder ka rikthyer ne funksion sahatin e Inglizit, nje kulle historike në qendër të qyetit.

Në objektin e renditur si trashëgimi kulturore u vendos ora simbol i tij.

Petrit Bilali specialist i monumenteve shprehet se me këtë veprim kullës i është kthyer vlera që i takon.

Kulla e Inglizit, ndërtuar në shekullin XIX, ka shërbyer si Muzeu Historik gjatë regjimit komunist dhe ka pamjen e një kështjelle të aristokracisë mesjetare europiane.