VIDEO/ Ikona “Mandili i Krishtit” tashmë e restauruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 13:48
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, njoftoi se ka përfunduar procesi i restaurimit dhe konservimit në ikonën “Mandili i Krishtit”. Ikona është me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.
“Mandili i Krishtit” është pjesë e studimit, bashkëpunimit dhe marrëveshjes midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik, Tiranë në kuadër të projektit “Hartografimi dhe Dokumentimi i Zonave Arkeologjike. Lubonjë-KORÇË”.
Kjo ikonë është një nga 7 ikonat që aktualisht janë në proçes konsolidimi dhe restaurimi, në laboratorin e këtij muzeu.
View this post on Instagram

