Mjeshtrat e kabasë dhe iso-polifonisë, koncert në TKOB

Një mbrëmje e veçantë dedikuar kabasë dhe iso-polifonisë sonë unike, u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Mbrëmja e djeshme ishte si një udhëtim muzikor përmes traditës së pasur popullore, ku kabaja dhe iso-polifonia qëndrojnë si gurë të çmuar të trashëgimisë shqiptare.

Mjeshtrat e kabasë dhe iso-polifonisë, koncert në TKOB

Mjeshtrat e kabasë dhe iso-polifonisë u shoqëruan nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, duke dhuruar një shfaqje unike.

Isopolifonia shqiptare është pjesë e muzikës tradicionale popullore shqiptare. Si e tillë ajo është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, e cila e mori nën mbrojtjen e saj prej vitit 2005.

Mjeshtrat e kabasë dhe iso-polifonisë, koncert në TKOB

Jugu i Shqipërisë e ka këngën polifonike pjesë të kulturës së tij e gjithashtu tingujt e kabasë janë të përhapura në treva të ndryshme shqiptare./ATSH