“Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”, Çel siparin Panairi i Librit 2024

Ashtu si çdo mesnëntori, Pallati i Kongreseve u mbush këtë të mërkurë nga lexues, shkrimtarë, përkthyes dhe dashamirës të shumtë të librit.

Nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, kjo festë e librit do të qëndrojë hapur nga 13 nëntori deri më 17 nëntor.

Në ceremoninë hapëse të aktivitetit, kreu i shoqatës së botuesve shqiptarë, Petrit Ymeri tha se e gjithë përpjekja është për lexuesin dhe të ardhmen.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi zgjimin sa më shumë të dashurisë për librin.

Disa prej lexuesve nxituan qysh në ditën e parë të Panarit për të blerë librat e tyre të preferuar.

Festës së librit, përpos të rriturve iu bashkuan edhe të vegjëlit.

Ky edicion i 27-të i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit, do të sjellë edhe takime me autorë e përkthyes, si dhe tryeza diskutimi mbi përkthimin, workshop-e e seminare, teksa aktiviteti do të finalizohet edhe me ndarjen e çmimeve letrare.