Tiço: Çmimet e panairit të librit do të ndahen të shtunën në mesditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 22:16
Gazetarja, Iva Tiço e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se çmimet e panairit do të ndahen të shtunën në mesditë.
Tiço: Mua kjo më bën shumë optimiste kur mendoj se shumë njerëz ankohen se nuk po lexohet, nuk flitet për librin.
Edhe kur kam parë sot një lumë gazetarësh në hapje të panairit të librit thashë e kemi dritën ndezur.
Janë rreth 100 aktivitete në total në panair në stendat e panairit.
Do kemi promovime, do kemi autorët shqiptarë që janë në stendat e librit.
Do jenë çmimet e panairit të përvitshme të cilat ndahen të shtunën në mesditë.
