Panairi i Librit pasurohet me dy librari/ Shkreli: Një ndër gjërat kryesore që shet është vizibiliteti
Sot, Pallati i Kongrese në Tiranë hapi dyert për panairin e 27-të të librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.
Tirana në këtë panair libri pasurohet edhe me dy librari të reja, “Babel” e hapur nga Arlinda Dudaj, dhe “At Zef Valentini”, e hapur nga Ana Shkreli.
Botuesja Shkreli, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, për të folur më tepër rreth hapjes së kësaj librarie.
“Libraria është një ëndërr shumë e bukur por e vështirë. Jam e lumtur që është hapur dhe për arsyen se sa më shumë aq më mirë. Mendoj që një nga gjërat kryesore që e shet librin është vizibiliteti. Sa më shumë njerëzit të ekspozohen ndaj librit, aq më shumë do të kenë shancin të shohin gjëra, t’I tërheqi një kopertinë syrin dhe pse jo të futen brenda ta marrin”, tha Shkreli.
