Përkthimi i librave në gjuhën shqipe/ Berhami: Është shumë e vështirë t'ia rikthesh besimin një lexuesi

Sot, Pallati i Kongrese në Tiranë hapi dyert për panairin e 27-të të librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.

Pjesa më e madhe e atyre që refuzojnë librat shqip thonë se nuk janë të përkthyera mirë.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, për të folur rreth kësaj teme ishte botuesja Loreta Berhami.

"Një lexues i zhgënjyer një herë, mbetet i zhgënjyer për nja 10 vite. Është shumë e vështirë t'ia rikthesh besimin, si çdo konsumator. Ne tek "Pegi" jemi përpjekur gjithmonë të mbajmë një farë standarti. Ka njerëz që kanë fituar një emër edhe pa pasur punën nga mbrapa, nuk e di pse. Më përpara nuk ka qenë e njëjta metodë seleksionimi", u shpreh Berhami.