Polemikat për Topin e Artë nuk janë shuar, trajneri i Brazilit: E meritonte Vini, ishte gabim në votim
Polemikat për Topin e Artë të fituar nga mesfushori spanjoll i City-t, Rodrigo Hernández, janë ende të gjalla në Brazil, ku vazhdojnë të mbrojnë mendimin se Vinicius, sulmues i Realit të Madridit, e meritonte ta fitonte këtë çmim individual.
I fundit që foli për këtë çështje ishte trajneri i Brazilit, Dorival Júnior, për të cilin "kishte një gabim nga ana e votuesve".
Edhe pse ai nuk i mohoi meritat e Rodrigos, trajneri këmbënguli se Vinicius duhet ta kishte fituar Topin e Artë, sepse, sipas tij, "lojtari më i mirë sezonin e kaluar ishte Vini".
“Sinqerisht, Rodri e meriton fitoren. Ai është një lojtar i madh.
Por për mua ka pasur një gabim nga ana e votuesve. Nëse është një çmim individual, lojtari më i mirë i sezonit të kaluar ishte Vini.
Shpërblimi më i madh ishte se ai fitoi respektin e popullit brazilian”, argumentoi Dorival në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 përballë Venezuelës.
“Të gjithë e kuptuam se, për gjithçka që arriti, ai ishte lojtari më vdekjeprurës.
E meritonte. Ai është një lojtar që vazhdimisht rishpik veten. Ka kaluar shumë në karrierën e tij dhe nuk e ka humbur dëshirën për të qenë ‘yll’.
Dorival konfirmoi se Vinicius do të drejtojë jetë pikë referimi në njëmbëdhjetëshen e Brazilit kundër Venezuelës, pasi kishte munguar në ndeshjet kundër Kilit dhe Perusë për shkak të lëndimit.
