Juventusi, pranë zgjidhjes së kontratës me Pogbanë, synohet shmangia e gjyqit
Çfarë e ardhmeje e pret për Paul Pogbanë? Sigurisht jo me ngjyrat bardhezi. Juventusi, në fakt, është shumë afër përfundimit të kontratës me mesfushorin francez, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”.
Diplomacia ka filluar të funksionojë që në 7 tetor të vitit të kaluar, kur TAS e uli skualifikimin nga katër vjet në 18 muaj, duke e lejuar kështu rikthimin në fushë që në marsin e ardhshëm.
Dënimi përfundimtar nuk e kapi të papërgatitur Juventusin, i cili priste përfundimin e procedimeve që nga shtatori 2023, kur kontrolli antidoping kishte nxjerrë në pah pozitivitetin me Dheas, dehidroepiandrosteronin, një androgjen më i fuqishëm se testosteroni, të cilin Ëada e kishte përfshirë në mesin e substancave të ndaluara prej një dekade.
Ndërkohë, Pogba kishte mbetur në pagën minimale (rreth 27 300 euro bruto në vit), por me një kontratë potencialisht me vlerë tetë milionë neto, e cila do të riaktivizohej nëse nuk do të kishte divorc.
Juventusi mund të shfrytëzojë skualifikimin për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen me francezin.
Për më tepër, hipotetikisht, mund të kërkojë gjithashtu dëmshpërblim për sjelljen e tij, e cila është një shkelje e qartë e marrëdhënies së nënshkruar në kohën e lidhjes së kontratës.
Nga ana tjetër, me një zgjidhje të njëanshme, nuk mund të përjashtohet pasojat ligjore, siç ndodhi me Ronaldon, për shkak të uljes së pagës gjatë pandemisë.
