Liverpooli parakalon Barcelonën në garën për ‘yllin’ e Frankfurtit
Të gjithë të çmendur pas Omar Marmoush. Sulmuesi egjiptian, që luan për Eintracht Frankfurtin, po kalon një sezon të mrekullueshëm.
Ai bëri 16 paraqitje në kampionat, Kupën e Gjermanisë dhe Europa League, duke arritur 14 gola dhe 10 asistime mbresëlënëse.
Shifra befasuese të cilat tashmë kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Një prej tyre është Barcelona, e cila dëshiron të jetë e përgatitur pas lamtumirës së Robert Leëandoëskit.
Lojtari i skuadrës gjermane është pjesë e një liste emrash, por për momentin nuk ka negociata reale.
Në këtë garë merr pjesë edhe Liverpooli. Liderët e Premier League-s, raporton “Bild”, jana para konkurrentëve të tyre në këtë garë.
Vlerësimi që Eintrachti vendos për xhevahirin e vet duhet të jetë i lartë, rreth 50 milionë.
Vetë lojtari nuk do ta shpërdoronte mundësinë për të veshur fanellën e “The Reds”. Mendohet se marrëveshja mes klubeve mund të jetë tashmë në proces finalizimi.
