Federata Belge ia ndien mungesën ‘gardianit’ të Realit, shkon në Madrid për ta bindur

Telenovela e “Courtois” në skuadrën belge vazhdon ende dhe nuk ka shenja të një ndryshimi të afërt, por të paktën Belgjika ka bërë hapin për t'u afruar me portierin madrilen.

Ditët e fundit, drejtori i ri i përgjithshëm i federatës belge, Peter Willems, është zhvendosur në kryeqytetin e Spanjës për ta takuar personalisht ‘gardianin’.

Ishte kontakti i parë për të mësuar drejtopërdrejt për situatën dhe mendimet e Thibaut, duke qenë se ka ndryshime në kupolën drejtuese të Federatës Belge.

Courtois nuk ka luajtur për vendin e tij që nga 17 qershori 2023, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Më pas erdhi dëmtimi serioz i gjurit, që e mbajti jashtë për gati një sezon, por ai arriti u rikuperua në kohë për të fituar Championsin dhe për të gjeneruar debat në Belgjikë për një rikthim të supozuar.

Trajneri, Domenico Tedesco, fajtori kryesor që Courtois nuk ka qenë me kombëtaren që kur u rikuperua, nuk e futi në listën e Evropianit dhe portieri madrilen e bëri të qartë qëndrimin para dhe pas: për sa kohë do të jetë ky trajner në krye të Belgjikës, ai nuk do të kthehet.

Sido që të jetë, qasja është pozitive dhe të paktën në sytë e opinionit publik paraqet një hap pozitiv për tifozët belgë, të cilët nuk e kuptojnë sesi portieri më i mirë në botë ka vendosur të mos shkojë me ekipin e tij në një moment tranzicioni dhe kur mungesa e tij është e ndjeshme.