Mbyllet me tym të bardhë takimi, Friedkin zgjedh Ranierin trajner të Romës

U zhvillua në Londër takimi vendimtar mes Dan Friedkin dhe Claudio Ranierit, kandidat numër një për të pasuar të shkarkuarit Ivan Juric në pankinën e Romës.

Presidenti i verdhekuqve dhe trajneri veteran italian me synimin për të “hekurosur” detajet përfundimtare dhe për të mbyllur marrëveshjen.

Sipas zërave që dolën dje, ish-i i Cagliarit, i cili në fund të sezonit të kaluar kishte deklaruar se do të tëhiqej përfundimisht nga karriera e trajnerit, kërkoi garanci në rrugën e tij brenda klubit dhe jo një rol të thjeshtë si shpëtimtar. Në fund, palët ranë dakor për gjithça.

Për Ranierin, 73 vjeç, do të ishte aventura e tretë te verdhekuqtë si trajner, pas periudhës dyvjeçare 2009-2011, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në mesin e sezonit të dytë dhe pas asaj në vitin 2019, kur pasoi të shkarkuarin Di Francesco për mbylljen e sezonit.