Ish-sulmuesi i Manchester United mbështet Amorimin për largimin e Nistelrooy-t: Rood duhet ta kuptojë
Teddy Sheringham, ish-sulmues i Manchester United, mbështeti vendimin e parë të madh të Ruben Amorimit si trajner i “Djajve të Kuq”: largimi i i Ruud van Nistelrooy-t, trajner i përkohshëm pas largimit te Ten Hag, nga stafi i tij stërvitor.
“Për mua, nuk ishte çudi që Amorimi hoqi dorë dhe e la Ruudin të largohej.
Është e natyrshme që ai dëshiron ekipin që ka punuar me të, ai as që kishte nevojë ta njihte Ruudin.
Rubeni ka asistentët e tij, psikologët, të gjithë flasin portugalisht dhe formojnë një ekip koheziv.
Nëse do të isha unë në pozicionin e tij, do të bëja të njëjtën gjë sepse ata janë njerëzit që ai beson.
Edhe pse Van Vinstlerooy bëri një punë të mirë, ai duhet ta kuptojë këtë vendim”, shpjegoi ish-sulmuesi anglez, i cili ka luajtur në 153 ndeshje me fanellën e “Djajve të Kuq”.
