Shearer e sheh Mourinhon në Premier League, zbulon skuadrat që mund të marrë portugezi
Alan Shearer, ish-futbollist i kombëtares angleze, beson se José Mourinho, aktualisht në stolin e Fenerbahçes, mund të rikthehet në Premier League dhe gjithashtu përmendi dy klube: Neëcastle dhe Everton.
“Nuk mund të harrojmë se ai ishte së fundmi te Roma, drejtuesit e së cilës janë afër blerjes së Evertonit.
Me rekordin që ka, çdo klub i Premier League-s do ta dëshironte”, ka thënë fillimisht Shearer për “Betfair|.
“Megjithatë, ai nuk ka frikë ta tregojë ashtu siç është, çfarë do të bëjë, as të shkaktojë kaos.
Nuk do të habitem nëse do ta shohim në Premier League në 12 muajt e ardhshëm. Ne e dimë se ai gjithmonë ka folur mirë për Neëcastle.
Lidhja vjen nga marrëdhënia e tij me Sir Bobby Robson.
Ai gjithmonë ka lavdëruar stadiumin, atmosferën dhe tifozët, falë asaj lidhjeje, por Eddie Hoëe, me të drejtë, nuk po shkon askund për momentin”.
