Luciano Moggi bën prognozën e tij: Interi dhe Napoli do të konkurrojnë për titullin e Serie A

Në editorialin e tij për "Libero", Luciano Moggi u ndal te Serie A, java e fundit e saj në radhë, që regjistroi barazimin mes Interit dhe Napolit, dy skuadrave të kreut:

"Në ‘San Siro’ performuan dy skuadrat që ndoshta do të garojnë për titullin deri në fund. Zikaltrit dhe napoletanët i dhanë jetë një ndeshjeje të pasigurt deri në fund.

Interi mund të kishte fituar, sepse Calhanoglu shpërdoroi penalltinë që do t’i jepte epërsinë. Napoli mund të kishte fituar nëse Simeone do ta kishte shfrytëzuar më mirë shansin që pati për 2-1.

Me pak fjalë, nuk mungoi asgjë që mund t’i emociononte shikuesit. Conte tregoi karakterin e tij. Pasi pësoi humbjen 3-0 në shtëpi nga Atalanta, donte të tregonte se ai rezultat ishte aksident gjatë rrugës.

Të gjithë dhanë maksimumin për t’u mbrojtur nga zikaltrit, gjë që e predikoi Conte gjithë javës stërvitore”.