‘Nuk mbaj mend, kam qenë tapë’, ish-sulmuesi i Monacos dënohet me dy vite burg...

Futbollisti francez, Ben Yedder, u shpall fajtor pasi u akuzua për sulm seksual në gjendje të dehur në gjykatën penale në Nice.

Ish-sulmuesi i Monacos, aktualisht pa skuadër, u dënua me 2 vite burg me kusht dhe u njoftua gjithashtu për detyrimin për trajtimin dhe dëmshpërblimin e viktimës në shumën 6500 euro, nga të cilat 1500 për shpenzime ligjore dhe 5000 për dëm moral.

Francezi më pas u sanksionua për refuzimin e përmbushjes së detyrimit me një gjobë të mëtejshme prej 5000 eurosh dhe pezullimin e lejes së drejtimit për një periudhë prej 6 muajsh.

Prokurori publik më 15 tetor të vitit të kaluar kishte kërkuar 2 vjet e 6 muaj burgim. Ben Yedder kishte paguar një garanci prej 900 mijë eurosh për një tjetër të re që e kishte akuzuar për përdhunim dhe për këtë ishte tashmë në syrin e autoriteteve.

Mirëpo, telashet për të nuk mbarojnë këtu pasi në fund të dhjetorit ai do doli sërish para gjyqit për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në kuadër të procedurave të divorcit të nisura në maj të vitit 2023. Kështu raporton RMC Sport.

Ben Yedder ishte përpjekur të shfajësohej kështu në gjykatë: "Kam pirë e kam pirë për dy, tri ditë... Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur.

Për shkak të alkoolit, kam probleme me kujtesën. Nuk kam qenë vetvetja, e di që është keq, por isha nën efektin e alkoolit: jam një person i vetmuar, e kam të vështirë t'u besoj njerëzve, sepse në të kaluarën më kanë tradhtuar në disa afera dhe kështu kam gjetur strehë vetëm tek alkooli, por e kuptoj që ishte gabimi më i keq imi, i kërkoj sinqerisht falje vajzës, familjes sime...”.