Reagoi ashpër kundër VAR-it, Antonio Conte rrezikon dënimin
Antonio Conte rrezikon të bëhet subjekt i komisioneve disiplinore për shkak të fjalëve të tij të ashpra kundër VAR-it në fund të takimit Inter-Napoli 1-1.
“Il Mattino” raporton se arbitri dhe drejtuesit federalë nuk e kanë kapërdirë shpërthimin e trajnerit: gjyqtarët, në veçanti, bënë të ditur se protokolli që konteston Conte nuk është i tyre dhe se ai është i vetmi nga trajnerët që nuk marrë pjesë në takimet e trajnimit për të mësuar rreth rregulloreve, të cilat janë hartuar nga Ifab dhe zbatohen për të gjithë.
Nga ana e FIGC, presidenti Gabriele Gravina është prekur nga ashpërsia e fjalëve të Conte-s dhe, në veçanti, nga ajo referencë për "rikthimet e së kaluarës".
Prokuroria federale tashmë po shkon drejt kësaj dhe referimi mund të arrijë në orët e ardhshme.
