Amorim zyrtarizohet në krye të Manchester United, largohet Ruud van Nistelrooy

Manchester United njoftoi zyrtarisht përmes një deklarate përfundimin e marrëdhënies kontraktuale me trajnerin e përkohshëm Ruud van Nistelrooy dhe konfirmoi mbërritjen e trajnerit Rúben Amorim nga Sportingu i Lisbonës, në Portugali.

“Rúben Amorim është tani në Carrington (qendra stërvitore dhe akademia e të rinjve të Manchester United).

Trajneri i ri i Manchester United mbërriti në kompleks këtë të hënë, pasdite, vetëm disa orë pasi udhëhoqi Sportingun drejt fitores 4-2 ndaj Bragës”, shkruhet në deklaratën e klubit.

“Pas mbërritjes së tij, ai u përshëndet nga CEO i Manchester United, Omar Berrada, drejtori sportiv, Dan Ashëorth, dhe drejtori teknik Jason Ëilcox.

Sipas raporteve të United, Amorim do të takojë gjithashtu "personelin kryesor" për të filluar rolin e tij pasi të marrë vizën e tij të punës.

Trajneri ynë i ri ka 13 ditë kohë për t'u përgatitur për ndeshjen e tij të parë, të dielën e 24 nëntorit, kundër Ipsëich Toën."

Klubi lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë zyrtare për lamtumirën e Ruud van Nistelrooy, i cili mori rolin e trajnerit të parë pas largimit të Erik ten Hag.

"Ruud është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United.

Ne jemi mirënjohës për kontributin e tij dhe mënyrën se si ai mori rolin e tij gjatë kësaj kohe në klub.

Ai gjithmonë do të mirëpritet ngrohtësisht në “Old Trafford”.