Presidenti i Santosit ‘ngroh’ tifozët: Neymar? Kemi një projekt konkret...
Presidenti i Santosi, Marcelo Teixeira, foli për situatën e Neymarit në një intervistë për Estadao, të raportuar nga CNN Brazil:
"Ne nuk kemi vendosur ende për skuadrën për garat e vitit 2025. Nuk mund të bëjmë parashikime hipotetike për ardhjen e tij.
Nëse ai do të ndërpresë kontratën, nëse ai bëhet i lirë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për lidhjen me familjen e tij dhe me sportistin, ne e ndjekim situatën dhe kemi një projekt konkret, të cilin e kemi diskutuar disa herë.”
Texeira predikon qetësinë, duke mos dashur të mashtrojë tifozët:
"Nuk është koha që Santosi të nxitojë në marrjen e vendimeve. Objektivi është të jemi në Serinë A në 2025.
Nga ai moment, gjithçka ndryshon në bazë të të ardhurave, prioriteteve dhe projekteve në vazhdim.
Sot, nuk mund të mashtrojmë veten, në këtë kuptim ndikon shumë te Santosi dhe në futbollin brazilian”.
Santos siguroi promovimin në Serinë A braziliane të hënën, një vit pas rënies në divizionin e dytë dhe do të marrë mbështetje financiare që mund t'i ndihmojë ata të paguajnë Neymarin vitin e ardhshëm.
Ndryshe nga Santosi, klubi i tij aktual, Al-Hilal, duket se nuk është veçanërisht i motivuar për të mbajtur brazilianin dhe tashmë është në kërkim të një superylli të ri për afatin kalimtar të verës.
