Motta me ‘dhimbje koke’, dëmtohet edhe mbrojtësi kolumbian
Mbrojtja e Juventusit “bëhet copash”. Pas Bremerit ndalet në infermieri edhe Juan Cabal.
Kolumbiani ka dëmtuar gjurin gjatë stërvitjes me kombëtaren dhe ekziston frika e një ndalese të gjatë për të.
Lojtari do t'u nënshtrohet testeve në J-Medical sapo të mbërrijë në Torino për të sqaruar shkallën e problemit dhe për të kuptuar kohën që i duhet për t’u rikuperuar.
Lajm i keq për Thiago Mottan, i cili duhet të bëjë pa mbrojtësin kolumbian në në ndeshjet e ardhshme.
Pa Bremerin, që do të mungojë gjatë për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar, dhe pa Cabal (nëse dëmtimi do të rezultojë i rëndë), trajneri i Juventusit do të ketë shumë mungesa në prapavijë.
Juvja, në fakt, do të kishte trë gatshëm vetëm Kalulu, Gatti, Cambiaso, Danilo, Savona dhe të riun Rouhi.
Gjashtë lojtarë për katër fanella. Shumë pak për të përballuar një sezon të tërë plot angazhime dhe ngjarje të papritura.
Prandaj, “Zonja e Vjetër” me siguri do të ndërhyjë në merkaton e janarit me Skriniarin dhe mbrojtësin kuqezi Ardian Ismajli mes të vëzhguarve.
