Mbrojtësi i Bayernit, gati të hyjë në grevë: Pse jo, duhet ta diskutojmë mes futbollistëve

Kalendari dhe numri i ndeshjeve në sezon është (gjithnjë e më shumë) një nga temat më të përfolura në botën e futbollit.

Pasi shumë emra të rëndësishëm kanë dalë tashmë në publik për të kritikuar rritjen e ndeshjeve në një sezon, tani ishte radha e francezit dhe lojtarit të Bayernit, Dayot Upamecano, të tregohej pozicionohej në këtë debat, duke pranuar madje se është i gatshëm të mbështetë grevën e futbollistëve.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hynte në grevë, për të protestuar kundër kalendarit aktual, mbrojtësi u përgjigj: “Pse të mos hyjmë në grevë, sigurisht që do të isha i gatshëm. Ka shumë ndeshje.

Ne duhet të flasim për këtë mes nesh, ka shumë ndeshje dhe shpresoj që ata (organizatat sportive) ta kuptojnë këtë një ditë.”

Edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka pranuar se kalendari është shumë i ngjeshur.

Duhet kujtuar se ishte Rodri, fituesi i Topit të Artë 2024, ai që solli në sferën publike çështjen e dëmtimeve.

Vetëm pak ditë pasi foli publikisht për një grevë të mundshme, mesfushori spanjoll pësoi dëmtimin e rëndë.