U përplas me drejtuesit, sulmuesi largohet nga Egnatia dhe firmos në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 19:02
Dardan Vuthaj ka vendosur të largohet nga Egnatia pas mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve të fundit që pati me drejtuesit e rrogozhinasve.
Menjëherë pas largimit nga kampionët e Shqipërisë, Vuthaj nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur skuadrën e re.
Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe Vuthaj ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën e re.
Sulmuesi u transferua në Superiore në merkaton e verës, por aventura tek Egnatia zgjati pak.

