VIDEO / Tottenhami bie në Stamboll, ngec Roma dhe Rangersi i Bajramit

U luajtën pasditen e sotme 9 ndeshjet e para të vlefshme për raundin e 4-t të Europa League. Në Stamboll, Tottenhami u mposht nga vendasit e Galatasary, ndërsa Franfkurti fitoi në shtëpi me Slavian e Pragës. Bilbao fitoi në transfertë me Ludogorets, teksa nuk munguan as barazimet.

Roma është ndalur nga Royale Union SG në këtë raund të Europa League me ndeshjen që përfundoi 1-1. Ishte një paraqitje e zbehtë për Verdhekuqt në pjesën e parë, pasi nuk ia dolën të tundin rrjetën një kundërshtari shumë më të dobët se ta.

Gianluca Mancini kaloi skuadrën italiane në epërsi në minutën e 62-të, pas një harkimi nga Lorenzo Pellegrini, por, vendasit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Kevin Mac Allister (77’), duke befasuar romanët. Në barazim u mbyll edhe përballja mes Olympiakosit dhe Rangersit të Nedim Bajramit.