Rennes shkarkon trajnerin, gati të kthejë në Francë trajnerin e njohur argjentinas

Klubi i Rennes në Ligue 1 ka shkarkuar nga detyra trajnerin Julien Stéphan.

Me vetëm tri fitore në 10 ndeshjet e para të sezonit, Rennes qëndron vetëm një pikë mbi zonën e play-off-it të rënies.

Humbja 4-0 ndaj Auxerre gjatë fundjavës ishte pika që mbushi kupën dhe, pavarësisht se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare në mars, sezoni i dytë i Stéphan në klub merr fund para kohe.

Sipas “L’Euqipe”, Jorge Sampaoli është afër një marrëveshjeje për të marrë drejtimin e klubit breton.

Bisedimet po përparojnë shpejt me Sampaolin dhe ai mund të emërohet në kohë për ndeshjen e fundjavës kundër Toulouse (e diel, ora 17:00).