Përjashtimi i Mbappesë, Deschamps s’jep argumente: Vendimi im, kështu e mendoj dhe pikë

Kylian Mbappé nuk do të jetë në fushë kundër Italisë më 17 nëntor, në “San Siro”, as më 14 të këtij muaji, në “Stade de France”, kundër Izraelit.

Numri 10 i Realit të Madridit, i cili po kalon një periudhë mjaft të komplikuar për herë të dytë radhazi, u përjashtua nga lista e lojtarëve të thirrur nga Didier Deschamps.

Në konferencën për shtypin, trajneri i Francës e motivoi këtë vendim si më poshtë:

“Kam diskutuar me të dhe e kam marrë këtë vendim për këto takime sepse mendoj se është më mirë kështu.

Nuk kam ndërmend të diskutoj mbi zgjedhjen time, por mund të them dy gjëra: e para është që Kylian donte të vinte, e dyta është se këto nuk janë çështje ekstrasportive që hyjnë në lojë, pasi prezumimi i pafajësisë ekziston dhe duhet të ekzistojë, është një vendim i njëhershëm, është vendimi im, sepse unë mendoj se është më mirë kështu, nuk dua t'ju them më shumë, unë marr përgjegjësinë për këtë vendim”.

Më pas, kur Deschamps u pyet nëse zgjodhi për të mirën e Francës apo për atë të Mbappesë, trajneri u përgjigj shkurt: “E përsëris, është më mirë kështu”.

Më poshtë është lista e të thirrurve:

Portierë: Mike Maignan (Milano), Brice Samba (Lens), Lucas Chevalier (Lille).

Mbrojtës: Jonathan Clauss (Nice), Lucas Digne (Aston Villa), Ëesley Fofana (Chelsea), Theo Hernandez (AC Milan), Ibrahima Konaté (Liverpool), Jules Koundé (FC Barcelona), Ëilliam Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano ( Bayern Munich).

Mesfushorë: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Mattéo Guendouzi (Lazio), N'Golo Kanté (Al-Ittihad), Manu Koné (AS Roma), Adrien Rabiot (Marseille), Ëarren Zaire-Emery (Paris-SG).

Sulmues: Bradley Barcola (Paris-SG), Ousmane Dembélé (Paris-SG), Randal Kolo Muani (Paris-SG), Christopher Nkunku (Chelsea), Michael Olise (Bayern Munich), Marcus Thuram (Inter).